Djemtë e labelit ‘OTR’ sapo e kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.
‘Meksikane’ titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip të punuar nga AtlazFilms, shkruan lajmi.net
Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur të dy, Noizy dhe Varrosi ndërsa me muzikë janë marrë BledBeats.
Kujtojmë se lideri i grupit, Noizy, e ka zbuluar se kënga vjen në duet me Varrosin në minutat e parë të publikimit të këngës.