Alban Skenderaj është këngëtarë me kualitete të larta, dhe të rralla në estradën shqiptare.

Ju kujtojmë, se është fëmijë i një të famshmi në estradë, dhe i një krijuesi i fjalës së bukur artistike, i cili është Qerim Skenderaj, shkruan Kosovarja.

Qerimi është babai i këngëtarit tonë shumë të dashur, Albanit, i cili padyshim duhet të jetë krenar me të birin, i cili pothuajse ka zëvendësuar menjëherë të atin me talentin e tij.

Por, sigurisht që nuk ka se si të mungojë edhe krenaria e Albanit ndaj babait të tij, i cili mbrëmjen e kaluar ka publikuar një fotografi së bashku me të dhe vëllaun e tij.

Siç dukej Albani, jo vetëm që kishte trashëguar talentin nga babai, por ai edhe ngjasonte shumë me të, pothuajse si tri pika uji…

Nuk ka dyshim, se të lindësh i talentuar dhe të korrësh mbi të gjitha suksese të njëpasnjëshme, nuk ka ndjeshmëri dhe emocion më të madh për Albanin.

Më poshtë, është fotoja në vijim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË