Se janë emrat më të pëlqyer e më të dëgjuar kjo nuk do diskutim.

Fillimisht ishin të njohura për publikun veç dy zërat e veçantë Safetja dhe Sahidja, e më vonë filluan edhe gjashtë motrat tjera, shkruan “Kosovarja”.

Madje, së fundi tetë motrat së bashku realizuan këngën dedikuar nënës së tyre, e cila bëri bujë mediatike edhe për shkak që ndezi konfliktin me Shyhreten.

Përveç Sahides dhe Safetes, Lules e Kumries edhe Shkurte Mustafa ia thotë këngës mirë edhe vet. Ku dëshmi për këtë është prezenca e saj në dasma të ndryshme duke iu dhuruar një atmosferë të papërshkrueshme.

Krahasa muzikës, Shkurta arrin të gjej kohë edhe për familjarët. Së fundi herë ajo shihet duke u kënaqur me fëmijët e vëllait të saj.

A ka më bukur se të jesh hallë?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË