Sot ka ndryshuar ora, duke shkruar 60 minuta para. Në orën 02:00 akrepat lëvizën për në 03:00.

Këtë ndryshim aktori dhe prezantuesi shqiptar, Ermal Mamaqi e ka festuar në një mënyrë ndryshe, siç di vetëm ai me batuta.

Ai ka postuar një fotografi, ku shihet në dorë me një orë të madhe muri bashkë me një djalë, ku shkruan:

Sot u ndërrua ora… edhe unë me komshiun tim e ndërruam. Ndërroje dhe ti me komshiun tënd.


Kujtojmë që Ermali bashkë me Elvana Gjatën më 28 dhanë premierën e filmit “Dy gisht mjaltë” që po shfaqet në të gjitha kinematë shqiptarë, përfshirë dhe Prishtinën./Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË