Aferdita Demaku është njëra nga këngëtaret e muzikës popullore e cila është shumë e dashur për publikun shqiptar.

Afërdita adhurohet shumë edhe për zërin e ëmbël që ka, duke qenë gjithmonë aktive me projekte të shumta që i sjell skenës muzikore, shkruan Kosovarja.

Pas angazhimeve të mëdha që i ka pasur, ajo ka vendosur ti kalojë disa ditë pushimi në Bangkok të Thailandës, së bashku me familjarët e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja më anë të postimeve në rrjetet sociale, në të cilat merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj të veçanta.

Edhe kësaj radhe Afërdita ka habitur të gjithë më stilin dhe kombinimin që e ka bërë.

Me një fustan të gjatë, syze në sy dhe një kapele në kokë, është ky stili që ka e shfaqur Afërdita rrugëve të Bangkokut në një ambient të bukur, e që prania e saj po e zbukuron edhe më shumë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË