Një pjesë e bukur e këngëtareve tona kanë filluar të këndojnë me fëmijët e tyre dhe të jenë bashkë me ta kudo.

Secili fëmijë që ka ndjekur rrugën e tyre është pëlqyer dhe është pranuar me shumë dashuri nga publiku, ashtu sikurse edhe vajza e këngëtares së mirënjohur Afërdita Demakut, shkruan Kosovarja.

E bija e saj Dona ia ka arritur të krijojë rreth vetes një publik të gjerë, dhe ta dëgjojnë e ta kërkojnë për talentin që ka e për performancat që dhuron ngado.

Dona për një kohë shumë të shkurtër që iu bashkëngjit skenës muzikore, ia ka arritur që të përmendet vetëm për gjëra të bukura e pozitive.

Ajo kryesisht për çfarë përflitet për të përveç këngëve dhe dueteve që ka bërë me Afërditën, është edhe ngjashmëria e madhe që ka ajo me të ëmën e saj.

Nuk janë të rralla rastet që japin përshtypjen sikur të ishin motra, pasi po nuk i njofte nuk mund ta kuptojsh dot se janë nënë e bijë.

Këtë nuk e themi vetëm ne, pasi janë edhe fotografitë që e tregojnë dhe e dëshmojnë këtë, ashtu sikurse edhe këto të fundit që na krijuan dilemën se çfarë t’iu themi, se a janë nënë e bijë apo motra.? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË