Një konflikt familjarë që ndodhi sot në një familje në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka lënë tre persona të vdekur.

Sipas Policisë së Kosovës një person privoi fillimisht gruan e djalit të tij, pastaj gruan e tij dhe veten.

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe një fëmijë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti./Express

MUND TË JU PËLQEJNË