Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku qëndron në kontakt me ndjekësit të cilëve u zbulon shumë detaje nga jeta e saj profesionale. Por për atë private është treguar shumë hermetike dhe asnjëherë nuk e ka pranuar direkt lidhjen me Krenar Çoçajn edhe pse janë parë disa herë bashkë.

Së fundi, moderatorja ka postuar një fotografi ulur në një divan, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq. “E kuqe si dashuria qe kam per ju.”, ka shkruar Luana mbi imazhin që mori shumë pëlqime nga ana e ndjekësve.

Por nëse ju kujtohet para disa vitesh, ajo është përfolur për një lidhje me këngëtarin Adrian Gaxha edhe pse ata kurrë nuk e pranuan publikisht se janë në një romancë, mirëpo të gjithë ishin të bindur se ata ishin çift. Madje edhe kënga “Ngjyra e kuqe” u tha që ishte një dedikim për Luanën, pasi siç aludohej në media, Adriani ishte frymëzuar nga një kopertinë reviste, ku Luana pozonte e gjitha në të kuqe, përfshi edhe flokët.

Pra e kuqja në fustanin e bukur të saj që u shfaq në emision, Luanës do t’i kujtojë gjithmonë Adrian Gaxhën, e këtë ia vunë re edhe disa fansa në komente.

MUND TË JU PËLQEJNË