Ka me ditë të tëra që mediat vendore dhe ato të huaja u vërshuan nga lajmet për rastin e mashtrimit të çiftit zviceran nga reperja ferizajase Loredana Zefi dhe vëllezërit e saj, shkruan Kosovarja.

Me të vërtetë po që ishte rast për t’u ndjekur, pasi që në vete ngërthen shumë të fshehta e veprime të Loredanës në shtetin zviceran.

Dje madje lidhur me rastin mbajti edhe konferencën e bujshme e cila u përcjell me shumë intensitet nga të gjitha mediat.

Përveç, avokatëve shumë të zot që kishte përzgjedhur për rastin, përkrahë saj i qëndronte bashkëshorti i saj reperi i njohur Mozzik.

Gjatë tërë konferencës, por edhe para saj Mozzik ishte ai, i cili u deklarua se do të jetë në anën e gruas në të mirë e në të keq.

Loredana po mundohet që o me qejf o me zor ta mbajë publikun në duar, kështu hiq më larg se dje ajo filloi xhirimet e një videoklipi të ri. Por ,sa do e dëgjojë publiku tani pas rastit mbetet të shihet.

Madje, ajo me qëllim për të treguar se është një femër e fortë nuk ka hezituar që nga dje të publikojë edhe imazhe të ndryshme përkundër gjitha komenteve negative që mori.

E veçantë e tërë kësaj është mbështetja që po i jep asaj bashkëshorti Mozzik në këto momente, saqë në njërën prej imazheve i është drejtuar me nofkën :BABA.

Sigurisht që përkrahja e Mozzik për Loredanën do të thotë shumë.

A po e dëshmojnë së dashuria e tyre është si e Romeo e Juliet siç pandehnin në njërën këngë të tyre apo çfarë?./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË