Këngëtari Enis Bytyqi dy ditë më parë u kurorëzua me të dashurën e tij.

Enisi mbrëmë ka organizuar dasmë për shoqërinë dhe kolegët e tij të estradës, shkruan lajmi.net.

Disa prej tyre nuk kanë qenë të pranishëm për arsye të ndryshme, ndër ta është edhe reperi Mozzik, i cili është larg Kosovës.

Përmes rrjeteve sociale, Mozzik ka ururar mikun e tij për martesën dhe i kërkoi falje që nuk mundi të jetë i pranishëm në dasmë.

“Urime martes vëllau im. M’fal per mungesen n’darsem t’uroj gjitha te mirat ne jete”, ka shkruar Mozzik.

MUND TË JU PËLQEJNË