Shumë reagime ka nxitur veprimi i Ramush Haradinaj.

Ditën e djeshme, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi ai është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar.

Tashmë ish kryeministri i Kosovës, zgjodhi të shkonte në Hagë si qytetar i thjeshtë.

Dorëheqja e tij ngjalli reagime të shumta nga e gjithë bota, ndërsa të shumtë janë ata që po e mbështesin në vendimin e marrë.

Mozzik ka qenë njëri ndër reperët që ka reaguar përmes një fotografie të publikuar të Haradinajt ku ka shkruar:“Zoti të ruajt ty dhe familjen tënde. Nuk po të hiqet gazepi, por mos ta nin se mbrapa të rrin krejt mileti”./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË