Mozzik tash e një kohë është duke paralajmëruar gjëra të mëdha për fansat e tij.

Edhe pse këtë verë nuk ka qenë i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, reperi nga Ferizaji ishte aktiv me projekte muzikore, shkruan lajmi net.

“Pa pa”, është kënga e fundit e tij ndërsa tani me anë të rrjeteve sociale bën të ditur se me 14 shtator po vjen me muzikë të re.

E përpos tij është edhe e dashura, Loredana e cila ndau një foto me ndjekësit teksa mban në dorë një pllakatë me këtë mbishkrim. “14.09.2018”.

Nuk dihet nëse do ketë një bashkëpunim të çiftit por që kjo datë është e rëndësishme për ta.

Projekti “Madam”, i Mozzikit i dedikohet të dashurës së saj, Loredanës e cila ishte pjesë e klipit.

View this post on Instagram

14/09/18

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

View this post on Instagram

14/9/18

A post shared by Loredana (@loredana) on

MUND TË JU PËLQEJNË