Dua Lipa ka qenë ndër personazhet kryesore të ceremonisë së 21-të të ndarjes së çmimeve, “GQ Men of the Year Awards”, së bashku me supermodelen Naomi Campbell, aktoren Rose McGowan dhe muzikantin John Legend.

Këngëtarja shqiptare ka marrë çmimin për solo-artisten më të mirë të vitit. 23-vjeçarja i është gëzuar këtij suksesi të radhës duke e bërë një postim në Instagram.

“Jam kaq falënderuese që mund të bëj çfarë të dua dhe të festoj në këtë mënyrë”, ka shkruar Dua.

Legend e fitoi çmimin për mashkullin më me stil të vitit, ndërsa atë ia ndau bashkëshortja, modelja e njohur Chrissy Teigen.

Rose McGoëan u bë femra e parë që e fitoi çmimin për frymëzim, meqenëse 45-vjeçarja kishte folur haptas për keqtrajtimin seksual nga Harvey Weinstein.

Fituesit kryesorë në “GQ Men of the Year Awards”:

Çmimi i karrierës
Princi i Walesit

Solo-artistja e vitit
Dua Lipa

Dizjaneri depërtues
Charles Jeffrey

Mashkulli ndërkombëtar
Chadwick Boseman

Politikani i vitit
David Lammy

Sportisti i vitit
Harry Kane

Brendi i vitit
Philipp Plein

Çmimi ‘Hugo Boss’ për aktorin depërtues
Tom Bateman

Çmimi i ‘Maddox Gallery’ për artistin e vitit
Jonathan Yeo

Çmimi Vero për artistin depërtues
Jorja Smith

Performanca e drejtpërdrejtë
Olly Alexander (Years & Years)

Arritje jetësore
Johnny Marr

Çmimi për frymëzim
Rose McGowan

Ikona e modës
Naomi Campbell

Çmimi ‘Hugo Boss’ për mashkullin e vitit
John Legend

Aktori i vitit
Daniel Kaluuya

Çmimi i redaksisë
Sacha Baron Cohen

Skenaristi i vitit
Michael Wolff

Legjenda e dizajnit
Ralph Lauren

Aktori televiziv
Elizabeth Moss

Kantautori i vitit
Paul Weller

Dizajnerja e vitit
Donatella Versace

Ikona ‘Haig Club Icon’
Jeff Goldblum

MUND TË JU PËLQEJNË