Ka afro dy javë që reperi Mozzik ka paralajmëruar projektin e ri.

“Dhelpën dinake” titullohet kënga më e re e Mozzik të cilën ai sapo e ka publikuar në kanalin e tij në Youtube.

Këtë projekt ai e ka realizuar dhe me klip, ku për tekstin është përkujdesur vet, ndërsa muzika dhe realizimi është bërë nga producenti RZON, kurse klipi është realizuar nga Entermedia.

“Dhelpën dinake” flet për tradhti, ku dhe u komentua gjate këtyre ditëve se i dedikohet tashmë ish të dashurës, Loredanës./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË