Së fundi reperi i njohur shqiptar Mozzik ka publikuar projektin e tij të fundit me titull “Dhelpër dinake”.

Kënga është pritur mjaft mirë dhe në pak kohë ka arritur suksese të mëdha, shkruan Indeksonline.

Mozzik në disa foto të shpërndara shihet se ka ndryshuar pamje teksa mbulon mjekrrën me dorë.

“Tash deri tem del mjekra vec qeshtu foto”, shkroi sipër fotos ai, duke lënë të kuptohet që nuk po i pëlqen vetja pa mjekërr, pasi që artisti është paraqitur gjithnjë me të.

Në foton tjeter reperi kishte shkruar “13 vjecar”.

Kujtojmë që ai ka një vajzë të quajtuar Hana, së bashku me Loredanën, më të cilën tani janë ndarë./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË