Motrat Mustafa njihen për këngë të mirëfillta dhe të veçanta, andaj edhe i kanë qëndruar kohës në skenën muzikore.

Për shumë vite të tëra shquhen për perfomancat e tyre, të cilat ngado që marrin pjesë bëjnë atmosferë dhe ndezin vendin me këngët e tyre, shkruan Kosovarja.

Nga të gjitha këngët që kemi parë e dëgjuar nga ato, janë disa prej tyre që përmenden gjithnjë, madje ka disa prej tyre që dëgjohen me shumë ëndje, e njëra ndër to po del të jetë “Muaji i Mëshirës”.

Kjo këngë dëgjohet nga të gjitha moshat, pasi vërtetë është një këngë që të emocionon dhe të inspiron për vepra më të mira më të denja.

Këtë edhe një herë e dëshmuan Motrat, të cilat publikuan një sekuencë të këtij klipi, duke edhe shfrytëzuar rastin të urojnë të gjithë adhuruesve të tyre muajin më të shenjtë të vitit. /Kosovarja/

Motrat Mustafa

Publiée par Albania Viral sur Lundi 6 mai 2019

MUND TË JU PËLQEJNË