Jo rastësisht janë shndërruar në ikonën e muzikës popullore.

Safete dhe Sahide Mustafa janë dy zëra që këndojnë që nga fëmijëria, ku për herë të parë u paraqitën në Radio Zagrebi në vitin 1981, shkruan “Kosovarja”.

Pesë vite më vonë, pas shumë sukseseve në vitin 1986 ato publikuan albumin e tyre të parë “Mori nan”.

Janë të njohura për pjesëmarrjet e tyre në shumë festivale në kohën e Jugosllavisë dhe padyshim si të tilla vazhduan edhe në kohët e sotme.

Gjatë karrierës së tyre muzikore arritën të publikojnë më shumë se 40 albume muzikore, një suksese jashtëzakonisht i madh.

Ndryshe cilësohen edhe si dy zonja mjaft të bukura dhe çdo herë elegante.

Por, a i mbani mend se si janë dukur në fillet e karrierës së tyre.

Revista “Kosovarja” u sjell ca kujtime të bukura.

 

MUND TË JU PËLQEJNË