Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili po vazhdon të marrë vëmendje të madhe nga mediat rozë.

Krahas muzikës që ka bërë ndër vite, Adelina është vlerësuar dhe akoma mbetet ndër fytyrat më të bukura shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Është ndër femrat e para e cila ka thyer tabutë e para, qysh në vitet e 90 ta duke paraqitur stilin e yjeve botërore, qysh në atë kohë.

E ndonëse kanë kaluar vite që nga fillimet e para të karrierës së saj muzikore dhe megjithëse është bërë nënë, ajo ende po mahnitë me bukurinë dhe linjat trupore.

Së fundi motra e saj Ema ka publikuar një fotografi të këngëtares me bashkëshortin, aty ku Adelina duket në formë dhe e pakrahasueshme.

“Çifti i bukur”, ka shkruar Ema krahas fotografisë.

Ndryshe sa i përket muzikës projekti i fundit i Adelinës titullohet “Qikat” të cilën e solli në bashkëpunim me Rina Balajn./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË