Motrat Mustafa janë meritore për suksesin e jashtëzakonshëm që kanë arritur për gjithë këto vite që i këndojnë publikut.

Ato prekën tema të ndjeshme, i kënduan atëdheut, familjes, shoqërisë e çdo gjëje që e preokupon këtë popull, shkruan “Kosovarja”.

Dhe mbase kjo ishte formula më e mirë që mblodhën kaq shumë njerëz pas vetes.

Përveç karrierës tetë motrat Mustafa gëzojnë raporte të lakmueshme familjare mes vete, ku shpesh shihen bashkë në ambiente të ndryshme.

Sot pothuajse të gjitha motrat janë bërë bashkë me nënën, vëllaun e kunatën, për të kaluar një ditë vikendi duke shijuar kohën e mirë dhe diellin e dimrit.

Të gjitha morën vëmendje me veshjet e tyre dhe elegancën, teksa ndajnë imazhe për ndjekësit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË