Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Temperatura maksimale mund të arrijë deri në 26 gradë celsius.

Nesër në tërë rajonin poashtu pritet të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Në mëngjes nëpër lugina mund të ketë mjegull e cila do të zhduket gjatë paradites. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 26-27 gradë celsius në nivel rajoni.

Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit, madje pritet të ketë ngritje të mëtujeshme të temperaturave të cilat mund të arrijnë deri në 30 gradë celsius ajo maksimalja në nivel rajonal./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË