Këngëtarja e njohur, Vesa Luma në muajin mars ka publikuar projektin e saj në bashkëpunim me Denik Prizrenin.

“Spaska qene e shkrume” mban titullin balada , për tekstin e të cilës është kujdesur bashkëshorti i saj, reperi i njohur Big Basta.

Projekti i tyre është pëlqyer dhe vazhdon të pëlqehet nga fansat e dyshes. Një pjesë nga kënga e tyre në Instagram, e ka publikuar sot Vesa mirëpo ajo se çka bie në sy është shkrimi që ajo e ka lënë poshtë videos së publikuar.

“S’paska qenë e shkrume. Një tjetër tekst i fuqishëm nga Big Basta. Mos vjedhni tekste”, ka shkruar Vesa në Instagram.

 

MUND TË JU PËLQEJNË