Pas një sezone të ngjeshur me dasma e ahengje të shumta familjare, Mimoza Shkodra po i jeton ditë e saj duke e shijuar jetën siç është më së miri.

Zeshkania bukuroshe është ndër këngëtaret më të komentuara të shoëbizit, e cila po vazhdon të marrë për ditë e më shumë vëmendje me paraqitjet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Zëri i saj unik bëri që këngëtarja të jetë ndër më të pëlqyerat në mbarë botën shqiptare, kurse sharmi dhe eleganca që bartë e bëjnë edhe më të veçantë.

Mimoza po vazhdon të sjellë për publikun fotografi atraktive të realizuara në mënyrë profesionale me pozat që veç ajo din ti bëj. Gjithmonë pozitive, e harshme dhe shumë e këndshme.

Tashmë nuk e vlen as të përmendet se ajo ishte ndonjëherë në lidhje, tek e tillë çfarë po shihet do mendosh se fjala është për një – çapkëne e lazdruar.

Së fundi ajo ka ndarë imazhe e video nga një piknik i saj, nga ku kuptojmë se ajo përveç që është e bukur dhe e suksesshme është edhe goxha e guximshme.

Ajo pa frikë ka publikuar një lloj gjarpëri, madje duke e xhiruar atë.

Kujtojmë se ajo është e dashuruar pas bukurive natyrore, sa e shohim në natyre, sa me postime nga deti, qytete të ndryshme e metropole/Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË