Të takosh anëtarët e familjes mbretërore nuk mund të jetë një rastësi. Mirëpo, edhe ndodh që të shikosh Meghan Markle dhe princin Harry në momentin më pak të përshtatshëm.

Gjatë udhëtimit të tyre të fshehtë në Amsterdam, Duka dhe Dukesha e Sussext, nuk ishin aq me fat. Sipas Vanity Fair, Harry u përball gjatë këtij udhëtimi me ish të dashurën e tij, aktoren Jenna Coleman.

Teksa shijonin të dy mëngjesin, Harry pa se në të njëjtin ambient se ishte edhe ish e dashura e tij.

Ishte paksa situatë e vështirë, mirëpo Harry e vazhdoi “mëngjesin” sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Nga ana tjetër sipas korrespodetëve të Vanity Fair, aktorja thjesht ka ulur sytë dhe ka shmangur shikimin me çiftin e famshëm. Gjithsesi, Harry ka qenë kryesisht miqësor me të gjitha ish të dashurat dhe madje disa prej tyre ai i ftoi edhe në dasmë.

MUND TË JU PËLQEJNË