Princi Harry është veshur si babadimër për të dhënë një mesazh të rëndësishëm të Krishtlindjes në lidhje me humbjen e një prindi.

Ai e humbi nënën e tij, Princeshën Diana, kur ishte vetëm 12 vjecar, dhe më parë ai ka thënë se kjo ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

Videoja u regjistrua për bamirësinë e Scotty’s Little Soldiers, e cila u themelua në kujtim të Corporal Lee Scott. Ai humbi jetën në Afganistan në 2009, duke lënë pas dy fëmijë.

Harry tha se dëshiron ti inkurajoj djemtë që të shikojnë përreth dhe të kuptojnë se janë pjesë e një familje, pjesë e një komuniteti të mahnitshëm dhe do t’i mbështes gjithmonë.

“Të humbësh një prind është jashtëzakonisht e vështirë, por unë e di që secili nga ju, duke ndihmuar njëri-tjetrin, do të keni një të ardhme më të mirë, dhe do të keni një Krishtlindje fantastike.

MUND TË JU PËLQEJNË