Mish i butë me shije të mrekullueshme.

Përbërësit:

– 800 g krahë pule,
– 2 lugë vaj,
– kripë,
– piper,
– një lugë majdanoz të grirë imët,
– 2 thelpinj hudhre,
– një lugë keçap,
– gjysmë luge të vogël spec djegës të bluar,
– një lugë të vogël spec të bluar të kuq,
– gjysmë luge të vogël rozmarinë të bluar,
– 1 vezë,
– pak miell,
– 50 ml ujë,
– vaj për fërgim.

Përgatitja:

Çdo krah priteni në tri pjesë. Qitni kripë, piper dhe vendosni në një enë.

Qitni vaj, shtoni majdanozin, hudhrën e shtypur, keçapin, specin e djegës, specin dhe rozmarinën. Përzieni në mënyrë që mishi të mbështillet me marinadë. Lëreni në frigorifer dhe kohë pas kohe përzieni copat e mishit.

Ndërkohë tundni vezët, pak miell dhe ujë dhe bëni brumë të hollë.

Nxirreni mishin e pulës nga marinada dhe kullojeni mirë çdo pjesë. Mbështilleni me brumë dhe qiteni në vaj të nxehur.

Fërgoni gjysmë minute derisa të bëjë kore në zjarr të fortë, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, pastaj zvogëloni zjarrin dhe piqni rreth 20 minuta derisa të skuqen.

Ju bëftë mirë

MUND TË JU PËLQEJNË