Gruaja e tij Ariana i përgatiti një befasi të veçantë Këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu festoi mbrëmë ditëlindjen e 30-të.

Me rastin e ditëlindjes së Ermalit, gruaja e tij Ariana Fejzullahu ka organizuar një ndejë në hotelin Emerald, ku ishin të pranishëm familjarët, miqtë e kolegët e këngëtarit. Pjesë e kësaj feste ishin emra shumë të famshëm, si Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Meda, Lumi B, Lyrical Son, Alban Mehmeti e shumë të tjerë. Kuptohet aty ishte edhe këngëtari i madh i joni dhe babai i Ermalit, Sabri Fejzullahu.

E për Ermalin momenti më i veçantë ishte kur ai hyn brenda dhe surprizohet nga njerëzit e tij më të dashur. Përkrah tij ishte gruaja e Ermalit, Ariana e cila dukej si gjithmonë e bukur e elegante, veshur në të bardha. Çifti dukeshin mjaft të lumtur e të dashuruar. Me atmosferë festive e me muzikë live edhe nga vet këngëtari u përshkua kjo mbrëmje, e cila ishte mjaft domethënëse për familjen Fejzullahu.

Momenti më i veçantë për Ermalin

Gepostet von RTV21 Showbiz am Freitag, 24. August 2018

E me këtë rast nuk ka munguar as performanca e Sabri Fejzullahut, i cili shihej mjaft i emocionuar teksa e këndonin bashkë me të birin këngën “Fshatarja ime”. Padyshim, që as dhuratat nuk kanë munguar për ditëlindjen e Ermalit. Ai përmes një Instastory ka publikuar disa nga dhuratat që ia kanë bërë miqtë e tij, e që janë brende botërore. “Dhuratat e ditëlindjes”, ka shkruar Ermali sipër fotografisë. Ndryshe, Ermali në botën e muzikës u fut qysh kur ishte i vogël. Fillimisht në muzikën për fëmijë ku që nga mosha 6 vjeçare ishte edhe pjesë e disa festivaleve për fëmijë. Pas kësaj kohe Ermali u rikthye në skenë me muzikë për të rritur dhe gjithashtu në një stil të veçantë./21Media

Sabri e Ermal Fejzullahu këndojnë së bashku

Gepostet von RTV21 Showbiz am Freitag, 24. August 2018

MUND TË JU PËLQEJNË