Në vitet 90 kam pasur shumë takime me shqiptarët që jetojnë prej kohësh në Turqi, madje edhe në vendet më të largëta, në Anadoll e deri në Bafër e Samsun. Në atë kohë, në një fshat të vogël, në afërsi të Bafrës, takova plakun 83 vjeç, Hasan Hakubetin, i cili kishte ardhur në këtë vend në vitin 1913, menjëherë pas ikjes së Turqisë nga Kosova e Ballkani. Në atë kohë Hasni kishte qenë 13 vjeç dhe në hollësi më tregoi se si kur janë vendosur në fshatin ku jetonin në afërsi të Bafrës, e që ishin vendosur vullnetarisht aty, meqë babait të tij ajo pjesë malore i ngjante shumë në Mramorin e Prishtinës, nga edhe kishin ardhur, kur shkon në komunë të paraqitet për marrjen e leje qëndrimit, zyrtari e pyet:

“Si e ke emrin dhe gallapin?”.

“Hasan Gashi”.

“Mirë Hasan. Emrin do ta kesh Hasan edhe këtu, në Turqi, por Gash këtu nuk ka! Gjeje një gallap për qejfin tënd”.

“Nuk di. Atje Gash e kam pas”.

“Mirë, ta gjej unë. Tash e tutje do të jesh Hasan Hakubet”.

Dhe, nga ai moment ai dhe e tërë familja e tij pasuese mbajnë këtë mbiemër injorues!

E, mbiemra injorues në Turqi kanë pothuajse pjesa më e madhe e shqiptarëve të atjeshëm…

Pra, kjo është Turqia, vendi që shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, të ikur nga regjimi serb, u ka ofruar “parajsën”! /Isa ILAZI/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË