Përgatitja e shpejtë e mishit të pulës është ideale për amvisat e punësuara

Përbërësit:

– 60 g vaj,

– 500 g mish të bardhë pule,

– 3 thelpinj hudhre,

– 80 g qepë,

– 40 g spec djegës,

– 40 g qepë të reja,

– 80 g bajame të fërguara,

– 3 lugë salcë soje,

– 2 lugë sheqer,

– 1 dl supë pule,s

– 2 lugë të vogla amidon

Përgatitja:

Vajin nxeheni, shtoni pjesët e vogla të mishit dhe fërgoni duke i përzër shpejt.

Shtoni hudhrën e grirë imët, qepën, specin, qepën e re dhe bajamet e shtypura trashë dhe të gjitha përzieni mirë dhe fërgoni tre minuta.

Shtoni salcën e sojës, sheqerin dhe piperin.

Në supë zbërthejeni amidonin, qiteni sipër dhe shkurt zieni derisa salca të trashet.

Vërejtje: Mishit të fërguar mund t’i shtoni perime të fërguara shpejt apo të ziera në avull, sipas dëshirës – karotën, lulelakrën apo kërpudha.

Shtesë e shkëlqyeshme mund të jetë edhe orizi i zier në avull.

Shërbejeni menjëherë.

MUND TË JU PËLQEJNË