Në shumicën e rasteve ndarjet ndikojnë negativisht te secili e madje shpesh përfundojnë edhe në depresione.

Por, për çudi kjo tek këngëtarët tanë nuk është aspak prezente, madje ka prej atyre qe pas ndarjes sikur lirohen nga kafazi dhe nuk ka kush ti ndal, shkruan Kosovarja.

E tillë po del të jetë këngëtarja e mirënjohur, Mimoza Shkodra, së cilës sikur ti ketë bërë “hajr” ndarja me Seldin.

Kjo pasi që në disa raste po e shohim përtej kufijve, duke ardhur me pamje nga më të papriturat, duke habitur, e duke shijuar jetën në maksimum.

Këtë më së miri po e dëshmojnë imazhet e publikimet që nuk po di aspak ti ndalojë, madje në mënyrat nga më provokativet.

Po ngadalë oj artiste, ndale veten, se ke përballë me qindra meshkuj të tjerë që mund ti lësh pa frymë, e hiç si dihet, bashkë me ta edhe Seldin. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË