Këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra, është shumë e pëlqyer dhe e dashur për mijëra njerëz që i dëgjojnë këngët e saj.

Përveç muzikës që bën, ajo njihet si femër e bukur, me stil dhe shumë e këndshme, shkruan “Kosovarja”.

Pas ndarjes nga këngëtari Seldi, u bë mjaftë e përfolur, dhe pjesë e ballinave të mediave rozë.

Pavarësisht të gjithave, ajo vazhdon jetën e saj, duke treguar se është shumë e lumtur.

Përmes rrjeteve sociale Mimoza ndanë vazhdimisht imazhe nga përditshmëria e saj, ku komentohet e çmohet shumë.

Kësaj here ajo e shpalos një fotografi për të gjithë fansat e saj, të cilën e ka realizuar në vitin 2017.

Në imazhin bardh e zi, Mimoza duket mjfatë e ëmbël dhe e bukur.

“Rikthim në vitin 2017”, ka shkruar Mimoza në Instagram.

Kujtojmë që Mimoza së fundi ka publikuar projektin ‘Valla’ në bashkëpunim me Irkenc Hyka./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË