Mimoza Shkodra tani është një ndër këngëtaret më të përfolura, e shkas për këtë u bë lidhja e saj me këngëtarin Seldi Qalliu.

Ata kanë qenë të fejuar për disa muaj dhe si fejesa ashtu edhe ndarja e tyre bëri bujë shumë të madhe në media.

Edhe pas ndarjes Mimoza është shfaqur gjithmonë me pamje tërheqëse dhe gjithmonë elegante.

Sot, ajo duket se ka shkuar në një pushim, mirëpo nga atje ka postuar një story ku shihet se Mimoza ka shkuar në një vend shumë interesant në të cilin për momentin ka shumë tym e që duket se e ka shqetësuar Mimozën.