Drynat e dashurisë ose të njohur ndryshe si drynat e dëshirave , janë një zakon urban i krijuar për të treguar afeksionin për dikë dhe dëshirën që dashurisë së një çifti të mos i vijë fundi kurrë,shkruan “Kosovarja”.

Zakonisht vihen nëpër vende publike , si ura , kalime me qarkullim të dendur me njerëz apo lokacione në vende të veçanta.

Një vend të tillë ka edhe në Kosovë, konkretisht tek Ura e Gurit në Prizren .

Këngëtarja jonë e dashur dhe e pëlqyer gjithandej trojeve shqiptare, Mimoza Shkodra , këto ditë gjendet në Paris të Francës prej nga në Instagramin e saj poston foto nga monumentet e njohura të qytetit më të bukur e më të vizituar në botë.

Ajo sot, postoi dhe një video te vendi – me dryna të dashurisë.

Mimoza Shkodra

Publiée par Albania Viral sur Lundi 3 juin 2019

Dihet se Mimoza i ka dhanë fund një romance të njohur, por mbetet të kuptohet se me këtë rast ajo e mbylli atë përjetësisht apo e hapi një dry , një dëshirë për një dashuri të re.

Çelësin e ka Mimoza. Mbetet të presim, të shohim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË