Gjira ka një mesazh për të gjitha ato femra që e komentuan për linjat trupore pas lindjes së djalit.Gjira ka pak kohë që u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Maël.

Ajo postoi së fundi një fotografi, me të cilën tregoi format që ka arritur pas lindjes së djalit dhe tha se prej lindjes e do më shumë veten dhe trupin.

Për të gjitha ato që stresohen për t’i rikthyer linjat e mëparshme, Gjira ka vetëm një mesazh.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I GJIRËS, PA NDËRHYRJE:

“prej qe e di cka ka qen ne gjendje trupi im me bo … birin tim … dhuraten ma te shtrejnt nga zoti po e du veten & trupin tim shume ma shume. Po i thom kto fjal se po e shoh qe grate mbas lindjes i bojn vetes shume stress me kthy trupin prap n‘form. Sidosmos gjykimet nga femrat neper do komente qe i kam marr, nga femra qe hala vet skan perjetu nje shtatzani me duken jo realistike & qesharake … dhe normal qe esht e pa mundur me u kthy ne form per nje kohe te shkurt …sidoqoft jom krenare dhe e lumtur dhe trupi femnes don pak kajmak kshtuqe its all good per mu & burrin tem, thnx ;p 💪🏼 “.

 

MUND TË JU PËLQEJNË