Marina Vjollca dhe Getoar Selimi nuk janë në momentin e tyre më të mire. Të paktën kështu thuhet në mediat online Thashethemet janë ndezur pas pothuajse dy vitesh dhe një prej arsyeve është puna e moderatores.

Një vit më parë Marina u shkëput nga TV Klan dhe fjalët qarkullonin se ishte pikërisht reperi, ai që nuk e linte bukuroshen të ushtronte profesionin e saj.

Një tjetër detaj që shtonte dyshimet ishte pikërisht fakti që ata nuk publikonin foto bashkë në rrjetet sociale, mirëpo as nuk pëlqenin apo komentonin postimet e njëri-tjetrit.

Burime pranë dyshes, i thanë Dosja.al se dëshira e moderatores për t’u rikthyer pranë ekranit dhe profesionit të saj ka bërë që mes çiftit të lindin konflikte.

Mirëpo siç duket këto ishin thjesht thashetheme sepse me foton e postuar së fundmi, Getoari shfaqet me partneren e tij të jetës teksa shkroi “Mahalla mood”.

Pra Marina dhe Getoari janë më të dashuruar se kurrë.

MUND TË JU PËLQEJNË