Ka disa ditë që në media është përfolur për krizën e dashurisë mes Mozzikut dhe Loredanës.

Pavarësisht se po komentohet ende, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth kësaj çështje.

Mirëpo, çfarë po ndodhë realisht me çiftin e ri të estradës?

Loredana ka bërë të ditur që me datë 6 shtator do të lansojë projektin e ri me reperin gjerman Mero, ku tashmë dhe xhirimet e klipit kanë përfunduar. Dy këngëtarët kanë paralajmëruar projektin në profilet e tyre, ndërsa ndryshe nga herët e tjera, Mozzik nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Madje, duket se mollë sherri mes çiftit është vet reperi Mero.

Në postimet që ai ka bërë gjatë muajit gusht, Mozzik në asnjë prej tyre nuk ka bërë ndonjë “like” apo koment për të, ani pse ata kanë shoqëri të ngushtë dhe muajin e kaluar qëndruan disa ditë në Prishtinë.

MUND TË JU PËLQEJNË