Një test i thjeshtë që tregon tipin e personalitetit tuaj

Ju si e mbani filxhanin? Disa detaje të rëndësishme i mësoni tani, përmes këtij artikulli!

1. Ngritja e gishtit të vogël

Nëse e mbani filxhanin në këtë mënyrë, ju jeni një person shumë i sigurt, i cili gjithmonë di atë që dëshiron dhe ka shpirtin e një drejtuesi. Askush nuk ju thotë se çfarë të bëni dhe nuk frikësoheni lehtë.

Ju jeni shumë të vendosur! Ndonjëherë, kjo mund t’ju bëjë të dukeni arrogantë. Sidoqoftë, shumicën e kohës ju jeni një person i bukur, me humor dhe miqësor që shoqërohet me të gjithë.

2. Me të dyja duart

Kjo është për shkak se jeni një person shumë i hapur, i cili do që të jetë në shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe të punoni në një grup. Ju e kuptoni që të punosh në një ekip gjithmonë arrin rezultatet më të mira.

Ndonjëherë mund të jeni pak i pasigurt kur merrni vendime vetë. Ndiheni më të sigurt me mbështetjen e të tjerëve.

3. Mbani bishtin me njërën dorë dhe fundin e filxhanit me dorën tjetër

Ju jeni një person jashtëzakonisht i ndjeshëm. Çdo gjë që ndodh rreth jush ju prek! Por kjo gjithashtu ju bën shumë të prekshëm, pasi ju thithni energjinë e të tjerëve dhe ndonjëherë është e vështirë për ju të rikuperoheni.

Ju duhet të filloni të nxirrni nga jeta, njerëz që ju sjellin energji negative.

4. Mbani fundin e filxhanit

Ju jeni një person shumë i kujdesshëm dhe i zhytur në mendime. Reflektoni gjithmonë për gjërat disa herë përpara se t’i thoni ato, dhe nëse nuk jeni të bindur për atë që do të thoni, preferoni të heshtni.

Përveç kësaj, ju jeni një person super inteligjent, që i pëlqen të studiojë dhe përmirësojë gjithmonë aftësitë e veta. Ndonjëherë, ju kushton pak që të ndërmerrni iniciativa, por duhet të jeni shumë të sigurt përpara se të merrni masa. Ky mund të jetë virtyti juaj më i madh dhe gjithashtu defekti juaj më i keq.

5. Me gishtat lart

Ju jeni një person i pakujdesshëm që dëshiron të kalojë kohë në kotësi. Ju nuk stresoheni kurrë. Përkundrazi, ju e dini se si të jetoni momentin dhe të shijoni çdo detaj të vogël që ju jep jeta.

Ju jeni një person i bukur, argëtues dhe i qetë dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ju pëlqejnë dhe nuk është e vështirë për ju të bëni miq. Asnjëherë nuk lini asgjë në gjysmë të rrugës, por as nuk jeni të interesuar të jeni numri një.

6. E mbani filxhanin me dorën e mbledhur grusht

Ju jeni një person mjaft i qetë dhe gjithashtu pak i ftohtë. Ju merrni kohën tuaj për të marrë vendime dhe në përgjithësi nuk e humbisni durimin për ndonjë arsye. Ka nga ata që mendojnë se ju jeni pak i pandjeshëm.

Ju nuk e toleroni padrejtësinë dhe gjithmonë përpiqeni t’i ndihmoni të tjerët të bëjnë gjithçka duan. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË