Çmimet e konsumit për produktet elementare të ushqimit siç është buka, qumështi, djathi, mishi, vezët, sheqeri e pemët janë rritur për 1.7% sipas shkallës vjetore të inflacionit.

Çmimet e shportës së konsumatorit janë rritur gjatë vitit 2019, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve është më i lartë për 1.7% në muajin nëntor 2019 krahasuar me muajin nëntor 2018.

Sipas të dhënave të ASK-së çmimet e bukës dhe drithërave janë rritur për 7%, çmimet e mishit për 2%, çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve për 3.2%, çmimi i pemëve është rritur për 5.9%, çmimi i sheqerit, reçelit, mjaltës, çokollatës dhe ëmbëlsirave është rritur për 2%, çmimet e kripës dhe erëzve janë rritur për 2.4%, rritje më të madhe kanë pasur çmimet e kafesë, çajit dhe kakaos për 11.2%, përderisa për produktet e lluksit siç janë pijet alkoolike ka pasur rritje të çmimeve vetëm 1.3% dhe rritje të çmimit të duhanit për 2.8%.
Një rritje më e madhe e çmimeve sipas ASK-së ka ndodhur te sigurimet me 19.5%, e këtë rritje e ka shkaktuar rritja e çmimeve të sigurimeve të automjeteve.

Rënie të çmimeve ka pasur te perimet për -5%, rënie ka pasur edhe te çmimet e naftës për -2.3%, gjithashtu rënie të çmimeve ka pasur edhe te biletat e transportit ajror për -5.7%.

Sipas ASK-së Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është 0,2% në muajin nëntor 2019 përderisa shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2019 me muajin nëntor 2018 është 1,7%./gazetametro

MUND TË JU PËLQEJNË