Projektet e saj publiku i pret me padurim. E secilën këngë që e sjell bëhet hit, shkruan “Kosovarja”.

Afërdita Demaku po vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të dashura dhe të suksesshme në vend.

Temat të cilat po i trajton në projektet e saj janë gjithmonë të qëlluara dhe të përshtatura me kohën.

E krahas të arriturave në karrierë, Afërdita po befason me paraqitjet e saj të cilat po marrin vëmendje të madhe. Humbja në peshë, veshjet plotë stil dhe bukuria që posedon po e bëjnë të veçantë dhe unike.

Ajo ndonëse me një karrierë të gjatë në skenën muzikore, duket se po rinohet dita-ditës.

E dëshmojnë paraqitjet e saj edhe në videoklipin e fundit të këngës “Kush të don më shumë se motra ty o vëllau jem”, ku shkëlqen me secilën veshje.

Ndërkohë sot ka publikuar një fotografi të nxjerrë nga klipi i këngës, ku me veshjen ngjyrë të kuqe përveç që thekson linjat e lakmueshme trupore, ajo duket si një vajzë e re. Thjeshtë e pakrahasueshme./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË