Aulona Musta ka diskutuar me ndjekësit e saj për dhunën ndaj femrave. Një mesazh i publikuar prej saj ka sjellë edhe njëherë në vëmendje skandalin e fotove nudo të ish-banores së Big Brother, Gentjana Gjalpi. Vetë Genta i ka çuar një sms Aulonës, ku risjellë edhe njëherë në vëmendje dhunën e ushtruar nga ish-i dashuri.

“Mua më kërcënonte ish-i im, dhe m’i bëri publike, doli e vetja. Gjithë atë dhunë psikologjike, edhe fizike e ktheva në forcë. Unë jam si një aicberg. Njerëzit shohin shumë pak… Jam e shkatërruar nga meshkujt, kam një frikë të madhe, sa nuk mendoj se do të krijoj lidhje ndonjëherë, frika më e madhe se do të jem e papranuar. Pas kaq shumë vitesh po e hap zemrën dhe po dridhem, e po qaj, edhe pse shumë herë jam bërë gati, ndoshta do të isha si ajo vajza që vdiq… ju ndoshta me kemni përkrahur, keni qeshur e keni qarë me mua, por unë jam rasti më i keq i mundshëm…”, -shkruan ndër të tjera Genta Gjalpi. Ndërkaq, Aulona e ka ndarë këtë mesazh në InstaStory, duke shkruar: “Dhe e di çfarë sapo më kujtove e dashur Genta…që në atë kohë sërish pjesa më e madhe (e madje vetë vajzat) të akuzuan ty, të bën ty fajtore dhe të vunë ty qindra epitete…”-shkruan moderatorja.

MUND TË JU PËLQEJNË