Me të përfunduar konferencën para gazetarëve, Loredana është nisur për në xhirime të klipit.

Loredana Zefi ka mbajtur konferencë për shtyp, ku tha se është e vërtetë që paratë janë marrë nga zvicerania, por jo me dhunë.

Në këtë konferencë, ajo ka treguar se arsyeja e ardhjes në Kosovë është xhirimi i klipit të ri.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe përmes imazheve që postoi në Instagram menjëherë pasi përfundoi konferenca.

Në një fotografi, ajo falënderoi fansat e saj për mbështetjen duke shkruar “Duke pritur për të vazhduar xhirimet e videoklipit. Faleminderit fansave të mi që nga fillimi qëndrojnë me mua. Si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Ju dua! Loredana”. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË