Moderatorja e njohur Aulona Musta ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Para disa ditësh ajo bëri operacion hundën dhe e ftuar në studio, ka treguar se si ka ndikuar ky ndryshim në përditshmërinë e saj dhe nëse ka dëshirë të bëjë ndonjë ndërhyrje tjetër.

Aulona ka treguar se ndërhyrja estetike në hundë e bën të ndihet më mirë dhe se përveç hundës, gjithmonë ka dashur të bëjë dhe gjoksin.

“Dy gjëra që unë gjithmonë kam menduar që t’i bëja. E para ka qenë hunda dhe i dyti ka qenë gjoksi. Ndoshta do e bëj nëse bëj ndonjë fëmijë të dytë, jo për ta bërë të madh se do dukesha shumë e ekzagjeruar, thjesht mbase ndonjë rregullim, se kur i jep fëmijës qumësht deri në 1 vjeç e pak…ke nevojë për ca ngritje”, ka treguar Aulona.

MUND TË JU PËLQEJNË