Mc Kreshën është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar por jo vetëm. Ai ka një nr të madh këngësh në repertorin muzikor,por faktikisht kjo nuk ka qenë ëndrra e Kreshës.

Në rubrikën “25 Pyetje” nga Prive, reperi ka rrëfyer se ai ka dashur të jetë një futbollist profesionist, por disa lëndime fizike nuk e kanë lejuar.

Megjithatë, ai gjithmonë e ka shfaqur dashurinë për futbollin dhe është njëri nga fansat më të flaktë të ekipit anglez Liverpool.

Më tej, Kresha ka dhënë edhe një sugjerim për të gjithë të rinjtë:

“Po të pyetesha unë, do u sugjeroja të rinjve që të merren më shumë me sport se sa me muzikë”, thotë ai gjatë një pjese të intervistës.

Një këshillë që duket se i buron nga shpirti.

MUND TË JU PËLQEJNË