Ka disa ditë që Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë filluar pushimet.

Çifti kanë zgjedhur Barbados për të kaluar ca ditë relaksi, ku dhe po publikojnë pamje të ndryshme.

Ditën e sotme si Marina, poashtu edhe Geti kanë publikuar fotografi në llogaritë e tyre.

Udhëtimet janë të shpeshta që çifti realizojnë, madje nëpër çdo koncert të Getit, ky i fundit shoqërohet nga bashkëshortja e saj.

Geti dhe Marina ka dy vite që janë martuar, ku dasma e tyre u organizua në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Ndërsa sa i përket profesionit të tyre, Marina Vjollca ka më shumë se një vit që nuk është shfaqur në ekran me ndonjë emision, ndërsa ai i fundit mbetet “C’est la vie”, ndërsa Geti është mjaft aktiv me projekte, ku vetëm një javë më parë lansoi bashkëpunimin me reperin Majk, kënga me titull “Malena” ku deri tani ka arritur të mbledhë mbi 4 milionë shikime në Youtube./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË