Reperi Majk sot ka një arsye më shumë për të festuar.

Majk sot feston ditëlindjen dhe me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga fansat dhe kolegët.

Capital T ishte në mesin e artistëve që i uroi reperit ditëlindjen, duke i dëshiruar më të mirat atij.

“Urime ditëlindja vëlla, pritsh edhe shumë tjera plot me shëndet e me hite”, ka shkruar Capital T në foton ku shihet përkrah Majk.

Për ndryshe, të dy reperët janë në mesin e emrave më të suksesshëm në estradë, dueti “Pasha Jetën”, të cilin Majk dhe Capital T e publikuan në muajin maj, ka marrë afro 29 milionë klikime në YouTube.

MUND TË JU PËLQEJNË