Madonna po këmbëngul që Princi Harry dhe Meghan Markle të zhvendosen në banesën e saj në Central Park, Nju Jork. sepse ka pamje më të mirë sesa pallati Buckingham dhe Kanada.

Madonna ka këmbëngulur që Princi Harry dhe Meghan Markle të marrin me qira apartamentin e saj me qendër “Central Park” në Nju Jork, shkruan DailyMail.

Në një video të çuditshme të ndarë me ndjekësit në Instagram, legjenda e popit, 61 vjeç, gjithashtu pretendoi se Kanada është ‘e mërzitshme ’dhe i bëri thirrje çiftit të zhvendoseshin në Manhattan.

Në fillim të këtij viti, Harry dhe Meghan njoftuan se ata janë larguar nga rolet e tyre të larta në familjen mbretërore, duke u zhvendosur në një rezidencë 11 milionëshe në Kanada, bashkë me djalin e tyre Archie, tetë muajsh.

Madonna, e cila së fundi ka qëndruar në Londër, në kuadër të turneut “Madame X”, ka realizuar një video, në të cilën thotë “Hej, mos ik në Kanada. Është kaqe e mëzitshme!”.

Ajo thotë se do ua lëshojë apartamentin e saj me qira, ndërsa tregon se ka pamjen më të mirë në Mahattan.

MUND TË JU PËLQEJNË