Madonna po kërkon të punësojë një kuzhinier privat për të gatuar ushqim dhe për të udhëtuar nëpër botë me të.

Këngëtarja 60-vjeçare ka postuar një reklamë pune në faqen e internetit e cila kërkon një kuzhinier për të punuar në shtëpitë e saj në Londër, Lisbonë dhe Nju Jork, shkruan dailymail.

Përshkruesi thotë se do të donte që të gjitha ushqimet e saj të ndiqnin ‘rregullat themelore’ të gatimit dhe që do të kujdesej për gjashtë fëmijët e saj – Lourdes, 22, Rocco, 18, David, 13, Mercy James, 12 dhe Stella dhe Esther , gjashtë.

Krijuesja e hit “Like a Virgin” kërkon që aplikanti i saj i suksesshëm të jetë në gjendje të mbajë ushqimin e tyre ‘të shëndetshëm dhe të thjeshtë’.

Mbretëresha e muzikës Pop është e gatshme të ndaj 100-125 mijë euro në vit për kuzhinierin.

“Ushqimet e preferuara të klientit janë: kuzhina italiane (rizoto është i preferuari), kuzhina aziatike: sushi, sashimi, pjatat klasike evropiane dhe amerikane”, shkruan në njoftim. /Lajmi/

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË