Princ Harry dhe Meghan Markle e kryen edhe detyrën e fundit si mbretërorë.

Por, për Dukën dhe Dukeshën e Sussex ishte një bashkim i vështirë me familjen e tyre për Ditën e Commonwealth.

Gjatë procesionit të Mbretëreshës, të mbajtur në Westminster Abbey, Duka dhe Dukesha e Sussex arritën në vendet e tyre në rreshtin e dytë, pranë xhaxhait të Harry, Prince Edëard dhe Sophie, Konteshës së Wessex.

Pas pak kohe, Duka dhe Dukesha e Cambridge arritën të zinin vendet e tyre në pjesën e përparme.Në bashkëveprimin e tyre të shkurtër, Harry dhe Meghan buzëqeshën dhe përshëndetën Ëilliam dhe Kate. William dhe Kate të dy ofruan një ‘hello’ të shkurtër para se të zinin vendet e tyre përpara.

Ndërsa prisnin ardhjen e Mbretëreshës, Meghan dhe Harry folën me Edward, ndërsa Kate foli me Sophie dhe William, pa asnjë ndërveprim të dukshëm midis dy vëllezërve dhe grave të tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË