Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Arben Vitisë, ministër i Shëndetësisë, sot ka lejuar 10 milione euro për luftimin e coronavirusit.

“Në funksion të menaxhimit të situatës MSH-ja ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u përballur me këtë virus. Deri në ditën e sotme janë testaur 62 rastë të dyshimta të gjitha negative. Tani po presim të dalin rezultatet edhe për rastet e reja”, ka thënë Vitia.

Vitia ka kërkuar që të miratohet plani për veprim në vlerë prej 10 milionë eurosh, në mënyrë që të jenë të gatshëm të reagojnë kundër coronavirusit.

Pa asnjë votë kundër u miratua kërkesa e tij./IndeksOnline/

MUND TË JU PËLQEJNË