Lyrical Son e ka befasuar bashkëshorten e tij.

Festim Arifi, i njohur ndryshe si Lyrical Son, është një artist shumë i dashur për publikun.

Projektet e tij muzikore dëgjohen me shumë qejf, mirëpo përveç anazhimeve në studio, Lyrical Son-it i bie të jetë i angazhuar edhe në koncertet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

E duke qenë se i bie të rri shpesh larg familjes, sigurisht se kjo nuk është e lehtë për reperin e as bashkëshorten e fëmijët.

Pavarësisht kësaj ai tregon se është romantik dhe se nga largësia di të bëjë befasira. Së fundmi ishte bashkëshorta e reperit ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit buqetën me lule bashkë me dhuratën që ia ka dërguar bashkëshorti.

“Është shumë e vështirë me qenë pa juve. Më mungoni dhe ju dua shumë. Ty zemër normal edhe qikirushat e vogël. Babi Festim”, shkruan në letrën pranë dhuratës./Lajminet/.

MUND TË JU PËLQEJNË