Një moment i jashtëzakonshëm është kapur nga syri i aparatit fotografik në Kongo.

Dy gorrilla janë fotografuar teksa pozojnë për një ”selfie” me rojet, që i kanë shpëtuar ato që kur ishin bebe, njofton Klan Kosova.

Imazhi është marrë në jetimoren e gorillave, në Parkun Kombëtar Virunga në Kongo, ku kafshët janë rritur pasi trafikantët kishin vrarë prindërit e tyre.

Zëvendësdrejtori i parkut tha për BBC se ”ato kishin mësuar të imitonin kujdestarët, që janë kujdesur për to që kur i gjetën”.

”Gorillat i mendojnë rojtarët si prindërit e tyre”.

MUND TË JU PËLQEJNË